Telegrafi

Google së shpejti fillon me prodhimin e Glass?

Sipas njoftimeve jo-zyrtare, Google ka urdhëruar kompaninë e cila bën prodhimin e iPhone, degën amerikane të Foxconn të bëjë prodhimin e 8,000 njësive të Google Glass, të cilat do të mund të blihen nga zhvilluesit, të cilëve më pas do tu kërkohet që të zhvillojnë aplikacione për pajisjen e mençur. 

Zhvillues dhe programer të zgjedhur nga Google do të mund t’i blejnë syzet e Google, Glass për një kosto prej 1500 dollarësh, ndërsa versioni i syzeve për masën do të kushtojë më lirë se kaq, thonë burimet e njëjta të lajmit. / Telegrafi /