Telegrafi

Google Robo Taxi, flota e makinave pa shoferë

Lajmi vjen nga ish gazetari i Wall Street Journal, Amir Efrati, i cili aktualisht raporton për jessicalessin.com

Sipas Efratit, Google ka mbajtur bisedime me Magna International dhe Continental AG, një nga furnizuesit më të mëdhenj në botë për auto pjesë, për ndërtimin e makinave pa shoferë, të cilat do të dizajnohen nga Google.

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung kishte raportuar më parë se Google është afër mbylljes së marrëveshjes me Continental.

Gjithashtu është thënë se Google është duke menduar ta krijojë flotën e saj të makinave "Robo-Taksi", edhe pse ende është e paqartë nëse ajo ka në plan që ta menaxhojë vetë njësinë e biznesit të automobilave, apo do t’ia shesë atë palëve të treta. / Telegrafi /