Në këtë version të ri të faqes janë shtuar edhe lokacione të reja, të cilat nuk mund të qasen me vetura por që janë incizuar duke përdorur Google Street Trike, Snowmobile dhe Trolley.
Versioni i ri i faqes së këtij shërbimi të kompanisë Google gjithashtu ka përfshirë edhe vende tjera interesante të cilat mund të shihen nga shtatë kontinente të ndryshme, bashkë me informacionin se ku gjenden makinat aktive të regjistruara nga Google Street View, ndërsa kë këtë shërbim gjithashtu janë shtuar edhe instruksione se si të përdoren funksionet e reja të shërbimit.
Nëse ju ndodh që të vizitoni disa nga vendet më të bukura me veturë dhe përdorni Street View, do ta vëreni që disa prej vendeve piktoreske të botës ende nuk janë shtuar në versionin e ri të ri-dizajnuar të këtij shërbimi. / Telegrafi /