Më herët, Google e kishte parashikuar që Ibis 167 do ta bënte udhëtimin navigues rreth globit për 33 ditë.
Në llogarinë e Project Loon në Google+ është thënë se baloni i Project Loon ka filluar udhëtimin në atmosferë përmes Oqeanit Paqësor, para se të vazhdojnë udhëtimin në pjesën lindore, në krahun e Kilit dhe Argjentinës, dhe më pas kthimin nëpërmjet Australisë dhe Zelandës së Re.
Google shpreson që së shpejti të lëshojë me qindra balona të hollë në ajër, me të cilët do të sjellë internet në tërë planetin, duke përfshirë edhe pjesët më të largëta të cilat nuk do të mbuloheshin kurrë me rrjet.
Balonat e Project Loon do tu mundësojnë shumë vendeve t’i ulin koston e ndërtimit të infrastrukturës dhe rritjen e përdorimit të internetit, duke filluar nga vendet si Afrika dhe Azia Juglindore. Aktualisht llogaritet se qasje në internet kanë mbi 2.2 miliardë njerëz në tërë planetin. / Telegrafi /