Telegrafi

Google prezanton telefonin e mençur Pixel 4a

Thashethemet për Pixel 4a të ri të Google, versioni më i lirë i telefonit të mençur, tashmë po dalin në shesh.

Tani të paktën një datë për prezantimin e një telefoni inteligjent të ri, dhe është zyrtare: 3 gusht, transmeton Telegrafi.

Google nuk e ka konfirmuar nëse telefoni inteligjent, skicë e të cilit tregohet në faqe, është me të vërtetë Pixel 4a.

Në javët e kaluara, gjithnjë e më shumë hollësi kanë rrjedhur, dhe mendohet se Pixel 4a ka një ekran 5.8 OLED me një vrimë të vogël përpara për një kamerë selfie.

Ekspertët vlerësojnë se çmimi i Pixel 4a do të jetë midis 296 euro dhe 340 euro. Do të ishte dukshëm më i lirë se iPhone SE, i cili shitet nga 479 euro. /Telegrafi/