Telegrafi

Google prezanton telefona në Android One, për vetëm 100 dollarë

Telefonat e rinj janë lansuar në bashkëpunim me markat lokale sikurse Micromax, Karbonn dhe Spice Mobiles, me një çmim të ulët prej 100 dollarësh.

Tri modelet e reja — Spice Android One Dream UNO Mi-498, Micromax Canvas A1 dhe Karbonn Sparkle V — sjellin specifika të ngjashme me njëri tjetrin.

Modelet e reja të telefonave të lirë në Android sjellin ekranet prej 4.5 inç, rezolucionin prej 854×480 pikselëve, procesorin quad-core 1.3 GHz MediaTek dhe opsionin për SIM të dyfishtë.

Më tej, telefonat e rinj në Android One sjellin edhe 1 GB RAM dhe 4 GB memorie të brendshme, si dhe kamerën e pasme me 5MP.
Me këto specifika, nuk mund të pritet që telefonat e Android One do të vijnë në tregje të zhvilluara sikurse ai i SHBA-së apo evropian, por me këto modele, Google ka treguar se sa shumë mund të bëhet për vetëm 100 dollarë. (Telegrafi)