Site icon Telegrafi

Google prezanton Nexus 6 dhe tabletin Nexus 9

Nexus 6 është telefoni më i ri i mençur i gjigantit të kërkimit online që sjell ekranin masiv prej 5.96-inç si dhe kamerën e pasme me 13MP.

Modeli më i ri i fabletit të parë të Google është zbuluar në blogun zyrtar të kompanisë, dhe përveç karakteristikave të shumta të avancuara, Nexus 6 sjell edhe versionin më të ri të Android 5.0 Lollipop. Siç edhe pritej, Nexus 6 është prodhuar nga Motorola për kompaninë Google.

"Në vend të krijimit të softuerit në abstrakt, ne punojmë me partnerët tanë të harduerit për krijimin e pajisjeve Nexus, për të ndihmuar të shtyrë kufijtë e asaj që është e mundur” tha Sundar Pichai i Google.

Modeli më i ri i telefonit të Google, Nexus 6 vjen me një tipar të ri të quajtur Turbo Charger, që mundëson mbushjen e telefonit deri në gjashtë orë të jetës së baterisë me një mbushje në rryme prej vetëm 15 minutave. Fableti i ri i Google do të ofrohet në 2 ngjyra fillimisht.

Përveç Nexus 6, Google prezantoi edhe tabletin Nexus 9, një bashkëpunim me partnerin e saj HTC, që e ka prodhuar pajisjen. Google e ka konfirmuar se tableti i tyre i ri do të vijë me një ekran me diagonalen prej 8.9-inç dhe dëgjueset e përparme të HTC, BoomSound.

Në një masë më pak të pritur, Google gjithashtu njoftoi e parë se do ta lansojë së shpejti edhe pajisjen e saj të parë për TV streaming që do të bazohet në Android TV, përmes Nexus Player.

Nexus 9do të jetë në dispozicion për para-porosi në Mbretërinë e Bashkuar nga nesër, ndërsa shitja në dyqane do të fillojë nga data 3 nëntor. Nexus 6 gjithashtu do të fillojë me porosi në tetor, ndërsa lansimi zyrtar do të jetë në fillim të nëntorit. (Telegrafi)
 

Exit mobile version