Telegrafi

Google prezanton aplikacionet e reja, Allo dhe DUO

Google Allo dhe Duo janë dy aplikacione të reja të mesazheve të cilat kompania i prezantoi në konferencën e zhvilluesve Google I / O 2016. Për shumë njerëz, pyetja e madhe me këtë lajm është arsyeja pse; pse na jepen dy aplikacione të reja të mesazheve nga Google?

Ne tashmë kemi Hangouts, dhe Google Cha edhepse popullariteti i Hangouts është eklipsuar nga WhatsApp, Facebook Messenger, Snapchat dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj tashmë.

Disa prej nesh ende mund të përdorim edhe Hangouts, por tashmë kjo nuk është preferenca e shumicës prej nesh.

Allo dhe Duo janë menduar të jenë ofertat alternative për botën e mesazheve nga Google, që përmbajnë disa karakteristika të njohura në aplikacionet e mesazheve.

Allo është i aplikacion i bazuar në mesazhe, dhe përdoruesit do të duhet të regjistrohen me numrin e tyre mobil për ta përdorur.

Përdoruesit mund të shtojnë edhe foto në mesazhhet e dërguara në Allo. Por më e rëndësishmja Allo shfrytëzon fuqinë e Google Assistant, që është ndihmësi i mençur për komunikim.

Google është duke shpresuar të lë gjurmë në hapësirën e mesazheve me Allo dhe Duo, por nuk ka dyshim se kompaina duhet të arrijë ta shmang një konkurrencë të ashpër.