Telegrafi

Google pret sukses të jashtëzakonshëm me Nexus 5

Nexus 4 ishte prezantuar nëntorin e vitit të kaluar, dhe për një kohë shumë të shkurtër ky model ishte shitur tërësisht në Google Play Store, dhe ishte i padisponueshëm për shumë javë për përdoruesit, derisa Google u furnizua sërish me këtë model të kërkuar të telefonit. 

Pas suksesit të shitjeve me para-porosi, Google vendosi që ta lirojë edhe më shumë çmimin e Nexus 4, gjë që bëri që inventari i saj i mbetur të spastrohej tërësisht.

Pas Asus me të cilin kishte prodhuar Nexus 7, Google u kthye kah LG për krijimin e Nexus 4, dhe kësaj radhe nuk besohet se do të jetë ndryshe për modelin e saj të ardhshëm, Nexus 5.

Dhe tani Google shpreson që modeli i saj i radhës, Nexus 5 – për të cilin thuhet se do të kushtojë rreth 350 dollarë në versionin bazë, por i cili përsëri është përsëri më i lirë sesa rivalët Samsung Galaxy S4 i cili kushton rreth 600 dollarë ose Apple iPhone 5S i cili sillet rreth 650 dollarë – do ta ndihmojë atë të përsërisë suksesin e shitjes së paraardhësit, i cili ishte pritur jashtëzakonisht mirë në treg. / Telegrafi /