Telegrafi

Google Play dyfishon të ardhurat këtë vit

Raporti tregon se viti i shkuar ka qenë i rëndësishëm për krijuesit e aplikacioneve Android, pasi dyqani i aplikacioneve Google Play, është rritur ndjeshëm marrë nga numri i shkarkimeve të aplikacioneve, por edhe nga të ardhurat, të cilave App Annie iu ka referuar si "rritje fenomenale".

Të ardhurat tremujore nga Google Play kanë qenë të dukshme, sepse shifra e arritur ka tendencë që ta tejkalojë edhe atë të dyqanit të aplikacioneve të Apple iOS App Store – më saktësisht është dyfishuar që nga viti i kaluar, përkatësisht është rritur për 2.4x herë nga Q1 2013 në Q1 2014, deklarohet sipas App Annie.

Në Q1 2014, lojrat kanë sjell gati 90% të të ardhurave në Google Play, për dallim prej 80% sa ishin në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, edhe pse ato përbëjnë vetëm 40% të shkarkimeve të aplikacioneve mobile në platformën Android. /Telegrafi