Telegrafi

Google Play arrin në 25 miliardë shkarkime

Platforma e aplikacioneve mobile për pajisjet që bazohen në sistemin operativ Android, dyqani Google Play sot ka arritur në më shumë se 25 miliardë shkarkime të aplikacioneve, dhe ky numër është mjaft i rëndësishëm kur kihet parasysh se në këtë dyqan të aplikacioneve shiten edhe libra, filma dhe muzikë.

Për të festuar këtë moment, Google ka zbritur çmimin e disa lojërave mobile në vetëm 25 cent, dhe kjo do të vlejë për pesë ditët e ardhshme.

Përveç lojërave, blerësit në dyqanin e Google, Play gjithashtu do të mund të gjejnë përmbajtje tjetër interesante si 25 filmat që duhet t’i posedojmë, 25 librat e ndaluar, 25 albumet që kanë ndryshuar botën dhe 25 revistat më të shitura në botë. / Telegrafi /