Telegrafi

Google planifikon hapjen e Mp3 Store?

Gazeta më e madhe amerikane gjithashtu sugjeron se Google madje mund të hap Google Music MP3 Store brenda pak javësh, dhe ka shumë mundësi që Google të lidh shërbimin e saj të ri me atë ekzistues, të njohur si Music Beta.

Për më shumë, thuhet se Google është duke u ngutur që ta ofrojë shërbimin e saj të ri para se Apple të lansojë shërbimin e saj të muzikës, iTunes Match, i cili pritet të vijë në fund të muajit.

Edhe pse mediat kanë kërkuar përgjigje nga Google lidhur me këtë shërbim, zëdhënësja e kësaj të fundit ka refuzuar të komentojë, ndërsa të njëjtën gjë e kanë bërë edhe produksionet muzikore të cilat janë përfolur si partner të mundshëm të Google. / Telegrafi /