Site icon Telegrafi

Google Pixel, telefoni me rritjen më të shpejtë në tregun amerikan

Që kur u prezantuan për herë të parë në botë, telefonat Google Pixel kanë dëshmuar të jenë shumë të famshëm, me deklarata të guximshme si “telefoni me kamerën më të mirë ndonjëherë” nga fansat e pajisjeve.

Tani jemi në versionin 3 të kësaj pajisjeje Android, me numrin 4 që thuhet se është rrugës për këtë vit dhe duket se popullariteti i Google Pixel do të vazhdojë të rritet, me atë që tani është renditur si marka me më  së shumti rritje në Amerikë, për tremujorin e katërt të vitit 2018.

Hulumtimet e reja, të kryera nga faqja e internetit Strategy Analytics tregojnë se Google Pixel i tejkaloi të gjithë rivalët e tyre, duke përfshirë Apple dhe Samsung.

Kjo është edhe më mbresëlënëse, sepse siç tregojnë raportet e mëparshme, tregu i shitjeve të telefonave, në tërësi, është në rënie.

Strategy Analytics thotë se arsyeja pse konsumatorët po blejnë Google Pixel, në veçanti, është se po kërkojnë diçka të re, por gjithashtu ndoshta se teknologjia e zgjuar që është e ndërtuar në sistemet e tyre të kamerave po i tërheq vëmendjen njerëzve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version