Telegrafi

Google Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro shihen në fotografi të reja

Një javë më parë, u shfaqën fotografitë e para që tregonin modelin rrënjësisht të ri të telefonave inteligjentë të Google Pixel 6 dhe 6 Pro. Tani onLeaks ka treguar edhe fotot tjera.

Në bazë të pamjeve të rrjedhura, u krijuan imazhe të reja të paraqitjes, të cilat u botuan nga 91Mobiles dhe digit.in.

Këto tregojnë Google Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro. Dizajni përkon me rrjedhjet e mëparshme, prandaj mund të supozohet se telefonat e mençur të rinj do të duken vërtet kështu, transmeton Telegrafi.

Pixel 6 Pro

Pixel 6 Pro thuhet të ketë një ekran 6.67-inç. Ka përmasa 163.9 x 75.8 x 8.9 mm. Në pjesën e pasme mund të shihni modulin e kamerës horizontale me 3 lente dhe ngjyrën portokalli lartë.

Pixel 6

Sipas informacionit të rrjedhur, Pixel 6 ka një ekran të sheshtë 6.4-inç. Ka përmasa 158.6 mm x 74.8 mm x 8.9 mm. Dizajni i pjesës së pasme është afërsisht i njëjtë me atë të Pixel 6 Pro, por ka vetëm 2 në vend të 3 lenteve të kamerës.

Skaneri i gjurmëve të gishtave në ekran

Aktualisht ka disa thashetheme në lidhje me brendësinë. Ka shumë të ngjarë që të dy telefonat inteligjentë të kenë altoparlantë stereo në pjesën e poshtme, të mbështesin karikimin pa tel dhe skaneri i gjurmëve të gishtave është i integruar në ekran.

Konfigurimi i kamerës duhet të përbëhet nga lente normale dhe me kënd të gjerë. Lenta e tretë në Pixel 6 Pro ka të ngjarë të jetë një zmadhim optik.

Nuk dihet ende se kur do të shpallen zyrtarisht telefonat e rinj inteligjentë. Panairi i zhvilluesve Google I / O, i cili u zhvillua këtë javë, nuk u përdor për këtë. /Telegrafi/