Telegrafi

Google Photos 3.8 milionë GB të fotografive tona

Për ta futur në perspektivë, ju do të duhej të kishit disk prej 3,809,280 gigabajtëve për t’i ruajtur tërë këto foto, apo 238,000 iPhone 6S me hapësirë të brendshme prej 16GB.

Në rast se këta iPhone do të paloheshin, do të mbushnin rreth 16 për qind të një aeroplani Boeing 747-8, shkruan CNN.

Për më shumë, flitet vetëm për fotot e aplikacionit Google Photos. Imagjinoni sa më shumë foto dhe video ndajnë aplikacionet dhe shërbimet tjera të Google si Gmail apo Tech30. (Telegrafi)