Telegrafi

Google, për tre muaj arrin 14 miliardë dollarë

Kjo është një rritje prej 31 për qind nga viti-në-vit në anën e të ardhurave, shifër e cila paraqet gati gjysmë miliard dollarë rritje në të ardhurat neto (nga 2,89 sa ishin në tremujorin e njëjtë të vitit 2012). 

Krahasuar me tremujorët më të fundit, rritja është pak a shumë e ngjashme: sepse edhe T3 dhe T4 të vitit 2012 ishin gjithashtu rreth 14 miliardë dollarë.

Në deklaratën e tij, drejtori ekzekutiv i Google, Larry Page i ka karakterizuar numrat e kompanisë së tij si "një fillim shumë i fortë i vitit 2013", duke shtuar se Google është "duke punuar shumë dhe duke investuar në produktet e saj për të përmirësuar jetën e miliarda njerëzve në mbarë botën. / Telegrafi /