Telegrafi

Google patenton lëvizjen për kërkim

Patenta përshkruan sistemin i cili njeh lëvizjen e gishtit në mënyrën që në ekran të “shkruhet” shkronja “g”, dhe në të njëjtin veprim të rrumbullakohet ndonjë përmbajtje në ekran për të cilën dëshironi të merrni më shumë informata. Përmbajtja mund të jetë tekst, fjalë ose fotografi, e në këtë mënyrë me një veprim iniciohet kërkimi pa pasur nevojë për kopjimin e tekstit në fushat e parapara.

Nëse shfrytëzuesi nuk dëshiron të përdorë Google për kërkim, por për shembull Yahoo ose Wikipedian, shfrytëzuesi kërkimin e nis me shënimin e shkronjës “s”, dhe rrethimin e përmbajtjes, pas cilës gjë do të marr menynë në të cilin mund të zgjidh kërkuesin e dëshiruar. Sistemi do të mundësoj edhe ndërlidhjen e germave përkatëse për nisjen e kërkimeve në faqet specifike. /Telegrafi/