Telegrafi

Google Now edhe për iOS

Sipas burimeve të Engadget, shërbimi Google Now, i cili përdoruesve u ofron informacione të rëndësishme si instruksionet për vozitje, parashikimet e motit, të dhëna për trafikun, së shpejti do të jetë në dispozicion për iPhone dhe iPad, përmes aplikacionit i cili do të ofrohet për shkarkim falas.

Një video jo-zyrtare e cila ka rrjedhur në internet, prezanton shërbimin e Google, mirëpo e njëjta është tërhequr menjëherë nga shërbimi i Google për video, YouTube. / Telegrafi /