Telegrafi

Google Nexus, shitet tërësisht!

Me këtë vërtetohet se njerëzit janë shumë të interesuar të blejnë tablet 7 inçësh, të cilët kushtojnë jo më shumë se 200 dollarë, dhe kur prodhues i tabletit është një emër i madh si Google.

Bëhet fjalë për Google Nexus Tablet 7’, për të cilin shitësit e mëdhenj me pakicë si GameStop, OfficeDepot apo Walmart, thonë se tableti është jashtë stokut dhe se e tërë sasia e para-porositur ka përfunduar, pas kërkesës së madhe në treg.

Sipas raporteve nga kompanitë të cilat do të fillojnë ta shesin Google Nexus 7, thuhet se ato kanë marrë sasitë e para nga prodhuesi, mirëpo që do të marrë shumë kohë derisa sa t’i marrin alokimet e dyta, dhe këto fakte janë shumë interesante për një tablet i cili ende nuk ka datë zyrtare të lansimit në treg. / Telegrafi /