Telegrafi

Google Nexus “shfaq” Nexus 7!

Modeli i ri i Nexus 7 është vërejtur nga Cesi D’Alessio, dhe sipas tij, shfaqja e tabletit është bërë për të treguar se modeli i ri i tabletit vjen me ndriçuesin LED, i cili nuk është në versionin ekzistues.

Sipas emrit, Google Nexus 7 besohet se do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucion prej 1920 x 1200 pikselëve, si dhe procesorin e ri Qualcomm Snapdragon.

Detajet tjera nuk janë bërë të ditura në këtë fazë, mirëpo siç dihet, linja e produkteve të Google, Nexus vjen me çmime më të ulëta në treg, dhe kostoja e këtij tableti nuk pritet ta tejkalojë shumë prej 200 ose 250 dollarëve. / Telegrafi /