Telegrafi

Google Nexus S 4G vjen në SHBA

Mirëpo, tani versioni i këtij modeli të telefonit me lidhjen 4G është në dispozicion tek operatori mobil amerikan Sprint, i cili tashmë ofron mundësinë e përdorimit të kësaj shpejtësie të internetit në rrjetin e saj mobil.

Për të gjithë ata që kanë harruar karakteristikat e Google Nexus S 4G, duhet thënë se ky model i telefonit posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, me teknologjinë Super AMOLED, processor me 1GHz, 512RAM dhe Android Gingerbread 2.3.

Specifikat tjera të Google Nexus S 4G përfshijnë kamerën me 5 mega-piksel, bashkë me kamerën e përparme VGA e cila mundëson video-komunikim, ndërsa aty është edhe 802.11 b/g/n WiFi dhe Bluetooth 2.1 +EDR. / Telegrafi /