Telegrafi

Google Nexus Prime vjen së shpejti

Mirëpo, ka edhe disa zëra që thonë se lansimi i Google Nexus Prime (Samsung Galaxy Nexus) do të mund të ndodhë edhe më herët, që i bie të jetë kah fundi i këtij muaji.

Sipas T3, e cila thotë se e ka cituar përfaqësuesin e Samsung, Andrew Glass, i cili ka deklaruar diçka tjetër lidhur me lansimin e Google Nexus Prime (Samsung Galaxy Nexus).

“Shumë shpejtë, ju do ta keni njoftimin për lansimin e Google Nexus Prime (Samsung Galaxy Nexus), dhe ky telefon do të paraqitet në treg edhe më herët sesa që ju mendoni” ka thënë Andrew Glass.

Nëse bazohemi në këto deklarata, atëherë mund të ndodhë që kompanitë Google dhe Samsung të lansojnë modelin e përbashkët të telefonit me  Android Ice Cream Sandwich, gjatë kësaj jave ose më së voni deri në javën e ardhshme. / Telegrafi /