Telegrafi

Google Nexus Prime paraqitet në FCC

Javën e kaluar keni mundur të shihni një video promocionale të Samsung, i cili shfaqte pjesërisht modelin e ri të telefonit, Google Nexus Prime, ndërsa tani thuhet se i njëjti është paraqitur në FCC (Komisionin Federal të Komunikimeve në SHBA).

Kjo do të mund të thotë se ky model i ri i telefonit të Samsung dhe Google së shpejti mund të paraqitet tek AT&T ose T-Mobile SHBA.

Ajo që tashmë është bërë e ditur lidhur me Google Nexus Prime janë disa nga karakteristikat e tij, që përfshijnë ekranin me 4.65 inç në teknologjinë Super AMOLED HD, ekran të pjerrët me rezolucion 1280 x 720 piksel, procesor dy bërthamësh TI OMAP 4460 Cortex A9 1.2GHz, 1GB RAM, 32GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD kartelë.

Për më shumë, Samsung Galaxy Nexus posedon edhe kamerën e përparme me 5 mega-piksel, e cila mund të incizojë në Full HD 1080p, atë frontale me 1.3 mega-piksel, baterinë me 1,750 mAh, si dhe rrjetet NFC, plus 802.11 a/b/g/n WiFi, Bluetooth. / Telegrafi /