Telegrafi

Google Nexus i ri do të prodhohet nga Xiaomi?

Emrat e mëdhenj të industrisë sikurse HTC, Samsung, LG dhe Motorola përmenden si prodhues potencial të gjeneratës së re të Nexus, edhe pse një raport i ri sugjeron se modeli i ri i Nexus këtë vit do të mund të krijohet nga një prodhues kinez.

Google Nexus 4 dhe 5 ishin bërë nga LG, ndërsa ky i fundit – Nexus 6 është prodhuar nga Motorola.

Shumë njerëz janë në pritje të modelit të ardhshëm të Nexus. Në mesin e emrave të përfolur është edhe kompania Sony.

Por raportet që vijnë nga shteti më i populluar në botë sugjerojnë se Google do të bashkëpunojë me një kompani kineze për Nexus-in e ri të vitit 2015.

Në mesin e këtyre emrave janë Xiaomi, OnePlus, Meizu, Huawei, dhe Lenovo. Por siç thuhet gjasat më të mëdha janë që krijuesi i Nexus 2015 të jetë Xiaomi, sepse njëri ndër ekzekutivët kryesor të kompanisë është Hugo Barra, një ish punonjës i Google, që ka shumë afërsi me ish punëdhënësit e tij. (Telegrafi)