Telegrafi

Google Nexus 6 arrin edhe në Amazon!

Amazon tani e ka vendosur Nexus 6 në faqen e saj dhe fableti mund të blihet për 649 dollarë, dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë blerësit e rinj të këtij fableti, pasi që sasia e vënë në Google Play ka qenë e paqëndrueshme, që nga koha e debutimit të pajisjes në treg.

Për të gjithë ata që kanë harruar, Nexus 6 vjen me ekranin prej 5.96 inç në QHD me 2560 x 1440 piksel dhe procesorin quad core 2.7 GHz Snapdragon 805, si dhe 3GB RAM.

Karakteristikat tjera të Nexus 6 përfshijnë edhe kamerën e përparme me 2MP, kamerën kryesore me 13MP, Android 5.0 Lollipop.

Amazon është duke e ofruar modelin e Nexus 6 me 32GB memorie dhe dy opsione të ngjyrave origjinale, Midnight Blue apo Cloud White. (Telegrafi)