Telegrafi

Google Nexus 6 (5.9″) do të prezantohet këtë muaj?

Fableti i ri – me emrin Shamu do ta ofrojë ekranin masiv me diagonalen prej 5.9-inç me rezolucion të lartë, dhe i njëjti do të shitet nën markën e Google Nexus. Motorola Mobility, prodhuesi i famshëm i pajisjeve mobile që para një kohe ishte shitur nga Google tek kompania kineze Lenovo thuhet se do të jetë prodhuesi i fabletit të parë të Google. Një zëdhënëse e Google nuk pranoi të komentojë lidhur me këto pohime të shumta nga mediat botërore.

Fableti i i ri i Google do të jetë më i madh sesa ai i Apple, iPhone 6 Plus, i cili është 5.5 inç, dhe Samsung Galaxy Note 4 që vjen me 5.7 inç.

Google planifikon ta prezantojë edhe versionin e ri të Android në të njëjtën kohë me Shamu.

Në vitin 2011, fabletët përbënin 1% të dërgesave globale të telefonave të mençur. Këtë vit, këta telefona të mëdhenj do të përbëjnë 24% të tregut, sipas konsulentëve të Strategy Analytics. (Telegrafi)