Telegrafi

Google Nexus 4 shitet për 30 minuta

Tani, sipas faqes Slashgear thuhet se shitjet e Nexus 4 kanë ndodhur aq shpejtë, sa e gjithë sasia në dispozicion për shitje është “avulluar” për 30 minuta.

Kjo shitje e shpejtë e telefonit, ka bërë që faqja britanike e Google Play ta ndryshoj mesazhin nga “në shitje” në “së shpejti”, sepse brenda 30 minutave ka mbetur pa telefona.

Të dy versionet e modelit tashmë të famshëm të Google Nexus 4, ai me 8GB dhe tjetri me 16GB janë shitur në tregun britanik, ndërsa edhe përkundër mungesës, Google ju lejon që të regjistroheni për të blerë pajisjen, dhe më pas do të ju njoftojë se kur do të jetë në shitje. / Telegrafi /