Telegrafi

Google Nexus 10 do të prezantohet në CES 2014?

Ka zëra që thonë se do të jetë kompania Asus e cila do ta prodhojë tabletin e ardhshëm të Google, ndërsa disa pohime tjera e drejtojnë gishtin ka prodhuesi Korean, LG, pasi që ishte kjo kompani e cila krijoi telefonat e linjës Nexus, përkatësisht modelet Nexus 4 dhe Nexus 5.

Në ndërkohë, një raport i ri i publikuar nga Digitimes thotë se do të jetë Samsung, kompania që do ta prodhojë gjeneratën e re të tabletit, Google Nexus 10 , të cilin më pas do ta prezantojë në panairin e madh të teknologjisë – CES 2014, dhe se tableti do të bazohet në panelin e ekranit AMOLED.

Për më shumë, raporti thotë se Samsung gjithashtu do ta zbulojë procesorin e saj të ri Exynos 6 Processor me mbështetjen për 64-bit. / Telegrafi /