Telegrafi

Google në konflikt me BMW rreth Alphabet.com

Sipas një raporti të ri nga The New York Times thuhet se kompania më e re e krijuar nga Google, Alphabet, do të hasë në probleme me prodhuesin gjerman të makinave BMW, sepse ajo gjithashtu e ka emrin dhe domainin e Alphabet.com.

Një zëdhënës i BMË i ka thënë gazetës amerikane Times se BMW nuk e ka ndërmend ta shesë domainin e Alphabet, sepse kjo është një njësi e rëndësishme e biznesit të saj, raporton Mashable. 

Me njoftimin e madh rreth ristrukturimit që e bëri dje, Google e ka lansuar kompaninë e saj ë re Alphabet nën domainin abc.xyz.

Alphabet, e udhëhequr nga themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, tani është kompania mëmë e Google, një veprim i projektuar për të ndarë produktet kryesore (Search, Gmail, Android, etj) nga projektet e saj të mëdha (Fiber, Calico, X dhe makinat vetë-ngarëse).