Site icon Telegrafi

Google i mundëson tri vendeve të luajnë lojërat Android në kompjuterët me sistem operativ Windows

Kompania Google ka mundësuar që në tre vende të ketë përdorim të pakufizuar të Beta aplikacionit të Google Play Games, që u jep mundësi përdoruesve të kompjuterëve me sistemin operativ Windows të luajnë lojërat e tyre të preferuara Android.

Përdoruesit në Hong Kong, Korenë e Jugut dhe Tajvan, nga e premtja mund të lajmërohen për qasje në Beta të aplikacionit Google dedikuar për kompjuterët Windows, me qëllim që të mund të luajnë lojërat e popullarizuara Android siç janë “Mobile Legends”, “Summoners War”, “State of Survival” dhe “Three Kingdoms Tactics”, transmeton Telegrafi.

Google premton kalim të lehtë nga telefoni i mençur në tablet, Chromebook dhe kompjuterë me sistem operativ Windows.

“Lojtarët mund të kërkojnë lehtë, të shkarkojnë dhe luajnë lojërat e tyre mobile të preferuara nëpër kompjuterët e tyre – duke përdorur ekranet më të mëdha, miun dhe tastierën”, tha menaxheri i produketit Arjun Dayal. /Telegrafi/

Exit mobile version