Gjiganti i kërkimit do të shfaq reklama të sponsoruara gjatë kërkimit të aplikacioneve në Play Store, dhe me këtë do t’ua lehtësojë zhvilluesve promovimin e aplikacioneve të tyre.
Në javët e ardhshme, një përzgjedhje e kufizuar e konsumatorëve do të shohin reklamat nga një grup pilot i reklamuesve që do ti promovojnë aplikacionet e tyre.
Më shumë se 100 miliardë kërkime bëhen në Google Play për çdo muaj, prandaj do të ketë shumë hapësirë për promovim të aplikacioneve, edhe nga zhvilluesit shqiptarë që kanë aplikacionet e tyre në Android. (Telegrafi)