Telegrafi

Google merr patentën për veturat autonome

Në patentë në mënyrë detaje përshkruhet mënyra në të cilën vetura mund të kaloj nga regjimi në të cilin ajo drejtohet nga njeriu në regjimin e drejtimit automatik. Automobili do të mund të arrij, për shembull deri te lokacioni i caktuar edhe në bazë të indikatorëve vizual në udhë, sikurse që janë bar-kodet, ose radio sinjalet, mund të kaluar në regjimin autonom të punës. Në këtë mënyrë do të mundësohej që vozitësi të dërgoj veturën deri te udha e paraparë për veturat autonome, ku automobili do të mund të kaloj në mënyrën autonome të punës.

blogun zyrtar përfaqësuesit e Google vitin e kaluar kanë thënë se kanë punësuar disa nga inxhinierët më të mirë për veturat autonome për të avancuar mundësitë e tyre. Qëllimi është që të ndihmohet në parandalimin e aksidenteve, të iu jepet më shumë kohë vozitësve, dhe të ndihmohet në zvogëlimin e emetimit të gazrave të dëmshëm duke ndryshuar mënyrën në të cilën përdoren automobilat. /Telegrafi/