Google sapo ka zbuluar se orët e reja inteligjente nga një mori e prodhuesve do të krijojnë modele të orëve që do të jenë kompatibile me iPhone.
Deri tani orët e bazuara në Android Wear kanë punuar vetëm me Android.
Në njoftimin e postuar në Googleblog nga gjiganti i internetit është thënë: "Kur ju e bartni një pajisje në trup çdo ditë, ju doni të jenë të sigurt e njëjta me të vërtetë do të punojë për ju”.
"Me Android Wear tani ju do të mund të bëni të gjitha që i doni. Dhe tani, orët në Android Wear do të punojnë edhe me iPhone."
Google ka konfirmuar se LG Watch Urbane do të jetë modeli i parë i orës në përputhje me iPhone.
Pajisje të reja nga Asus, Huawei, dhe Motorola do të pasojnë më vonë, merret vesh ndër të tjera. (Telegrafi)