Telegrafi

Google me dizajn të ri të Play Store

Google tashmë e ka lëshuar versionin vizual të Google Play Store, faqeve të saj, dhe stilit të ri dhe më vibrant për navigim në Play Store. Në versionin e ri të dyqanit të aplikacioneve të Google, shihet se kompania ka vendosur që stili i ri të vijë me shkronja më të trasha, dhe pamje më të pastër, sesa versioni paraprak.

Përkundër informacioneve të shumta dhe rrjedhjeve online, Google ende nuk e ka zbuluar datën e saktë të lansimit të pamjes së re për Google Play Store. (Telegrafi)