Telegrafi

Google mbyll marrëveshjen për blerjen e Motorola

Sot, Google ka bërë të ditur se marrëveshja me Motorola’n është kryer në tërësi, ndërsa nuk ka bërë publike planet e saj për këtë njësi të re të biznesit. 

Për të gjithë ata që kanë harruar, Google ka paguar afro 40 dollarë për një aksion në kesh, ose mbi 11.5 miliardë dollarë për gjithë kompaninë. 

Disa thonë se Google është e interesuar vetëm për patentat e Motorola’s dhe jo për biznesin e saj të telefonave, mirëpo kompania ka dhënë sqarimin e saj në kumtesën për media. 

“Blerja do t’i mundësojë Google që të avancojë platformën Android, si dhe të rrisë konkurrenën në industrinë mobile” thuhet në deklaratën zyrtare të Google. / Telegrafi /