Telegrafi

Google mbron Walletin

Nga Google tani parimisht porositën se çdo gjë është në rregull me sistemin e tyre, dhe se të gjithë ata të cilët i janë ekspozuar pasigurisë vetë mbajnë përgjegjësinë për shkak se vet kanë vendosur të bëjnë root pajisjen duke zvogëluar kështu sigurinë në tërësi. Google Wallet është i mbrojtur me PIN, si dhe me shifrën për hapjen e celularit, nëse shfrytëzuesi e zgjidh këtë opsion. Nganjëherë shfrytëzuesit vendosin të paaftësojnë mekanizmat e rëndësishëm të sigurisë për të mundësuar qasjen në sistem, e kjo praktikë assesi nuk i propozohet atyre të cilët përdorin Wallet-in, thanë nga Google.

“Mund të jeni të sigurt se portofoli digjital ofron më shumë siguri se sa plastika dhe lëkura që e mbani në xhep”, thuhet në e-mailin të cilin Google ia dërgoi Forbes-it. /Telegrafi/