Telegrafi

Google: Mbi 190 milionë pajisje në Android

Me sa duket, sistemi operativ Android i ka punët mjaft mirë pasi që është thënë se deri më sot, në nivel global janë aktivizuar më shumë se 190 milionë pajisje mobile në Android. 

Drejtori i Google gjithashtu ka folur për versionin e fundit të Android, Android Ice Cream Sandwich i cili pritet që gjatë javës së ardhshme të paraqitet në treg, së bashku me modelin e telefonit Google Nexus Prime. 

Të dhënat e fundit që ishin dhënë për numrin e pajisjeve mobile të aktivizuara në Android, ishin ato të muajit qershor të këtij viti, kur ishte thënë se rreth 130 milionë pajisje bazohen në sistemin operativ Android, dhe një ngritje për 60 milionë brenda pak muajsh pa dyshim se është një shifër mbresëlënëse. / Telegrafi /