Telegrafi

Google Maps së shpejti edhe offline

Shërbimi i hartave offline fillimisht ishte prezantuar në konferencën e Google I/O, ndërsa tani do ta prezantojë tek përdoruesit.

Me këtë version të ri të shërbimit, Google do t’ua mundësojë përdoruesve të shkarkojnë një zonë në një qytet ose shtet të caktuar për kërkim të mëvonshëm, ose mundësinë e navigimit përmes butonit në Offline Areas brenda Google Maps.

Pas shkarkimit të hartës së caktuar ju mund të navigoni sikurse kur lidhja bëhet më internet, si dhe mundësinë e kërkimit të destinacioneve të caktuara dhe navigimit nëpër ato. (Telegrafi)