Telegrafi

Google Maps për iOS shkarkohet 10 milionë herë!

“Ne jemi shumë të kënaqur me pranimin pozitiv të Google Maps për iPhone, anembanë globit – ka vazhduar. “Urime për ekipin e Maps, dhe mirënjohjen që ata e marrin për punën e madhe dhe pasionin e tyre, të cilën po e bëjnë për 7+ vjet”

Edhe pse kjo shifër e shkarkimeve është vetëm 2.5 për qind e të gjithë përdoruesve të iPhone, askush nuk mund ta mohojë se Google Maps për iOS ka qenë një hit i madh në dyqanin virtual të aplikacioneve të Apple, si dhe padurimin e madh të përdoruesve për ta pasur aplikacionin më të famshëm të hartave në telefonat e tyre.

Lansimi i Google Maps i ka kënaqur milionë përdorues të iPhone, sepse Apple pëkundër tentimeve të saj nuk ka arritur të krijojë një aplikacion vetanak, i cili do t’i shërbente përdoruesit në mënyrë të saktë. Për këtë dështim, Apple dhe iPhone 5 kanë marrë kritika të jashtëzakonshme nga përdoruesit nga katër këndet e botës. / Telegrafi /