Telegrafi

Google Maps për Android shkarkohet 50 milionë herë

Aplikacioni i Google Maps në Android është publikuar në vitin 2008, si pjesë e lansimit të versionit të athershëm të Android, përkatësisht serisë Android 1.6.

Gjatë këtyre viteve ky aplikacion ka pësuar ndryshime të shumta, ndërsa tani ofron pamje në 3D me prekje të shumëfishtë si dhe zmadhime e zgjerime të pamjeve.

Bashkë me funksionet tjera të nagvigimit, Google Maps për Android ka shtuar edhe mbështetjen për opsionin Latitude dhe Places, që tanimë janë pjesë e të gjitha versioneve të shërbimit Maps. / Telegrafi /