Telegrafi

Google Maps arrin në 1 miliardë shkarkime

Tani, Android Police ka raportuar se Google Maps së fundmi e ka kaluar shifrën prej 1 miliardë shkarkimeve, për tu bërë aplikacioni i dytë në historinë e Android që ka arritur në këtë rekord.

Natyrisht, sikurse Gmail, edhe Google Maps vjen i para-instaluar në shumicën e telefonave Android, prandaj edhe arritja tek 1 miliardë njerëz nuk do të duhej të ishte e befasishme.

Mirëpo, kjo shifër edhe një herë e tregon se sa i përdorur është sistemi operativ Android, dhe aplikacionet e saj, edhe pse një fakt i tillë nganjëherë nuk pranohet me lëhtësi nga përdoruesit e sistemit operativ rival, Apple iOS. /Telegrafi/