Njëri prej funksioneve kryesore të Chrome 11 është mundësia e transformimit të zërit në tekst, ndërsa Google u ka mundësuar zhvilluesve të inkuadrojnë aplikacionet e uebit këtë funksion të ri, i cili duket të jetë mjaft interesant.
Në një faqe të caktuar e cila e përdor këtë funksion është ikona mbi të cilën duhet të klikohet, ndërsa më pas përdoruesi duhet të flas përmes mikrofonit të kompjuterit për të incizuar një audio fajll.
Përmbajtja e cila incizohet më pas konvertohet në tekst, ndërsa shfletuesi automatikisht e vendos tekstin në fushën e përcaktuar.
Risitë tjera në Chrome 11 përfshijnë edhe 3D CSS, përmirësimin e “krimbave” gjatë printimit virtual, azhurnime të sigurisë në Adobe Flash brenda Chrome dhe përmirësime tjera të kërkuara nga përdoruesit.
Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi që thuhet se Chrome ka edhe 25 veçori të reja të cilat nuk kanë qenë pjesë e versioneve paraprake. / Telegrafi /