Telegrafi

Google lëshon aplikacionin Catalogs

Katalogu i ri i Google përfshin një gamë të gjerë të katalogjeve digjitale të cilët mund të shfletohen në kompjuterë tablet, dhe telefona të mençur, ndërsa ju mundësojnë që të kërkoni produkte të ndryshme, të shikoni video, apo edhe të blini atë që ju pëlqen. 
Google Catalog mbulon një numër kategorish, duke përfshirë modën, bukurinë, zbukurimet e ndryshme, shtëpitë, dhuratat dhe shumë çështje tjera me interes. 
Është e habitshme se si Google e ka lëshuar këtë aplikacion fillimisht në platformën e Apple, iOS, ndërsa ka thënë se së shpejti aplikacioni do të vijë edhe në platformën e saj mobile, Android. / Telegrafi /