Telegrafi

Google largon edhe 1,200 punëtorë nga Motorola Mobility

Në njoftimin e Motorola’s të dërguar tek stafi thuhet se “ne jemi shumë optimist për produktet e reja të cilat presim t’i lansojmë, mirëpo megjithatë po përballemi me sfida”, duke u arsyetuar se shpenzimet e kompanisë janë ende shumë të larta, dhe se Motorola po operon në tregje në të cilat nuk është konkurruese dhe po humb para.

Reduktimi i punëtorëve do të afektojë vendet si Kina, India dhe SHBA-ja. Shkurtimet e reja të numrit të punëtorëve të kompanisë i janë shtuar reduktimeve të mëhershme prej 20 për qind.

Google ka transferuar një numër të konsiderueshëm të menaxherëve dhe ekzekutivëve të saj tek Motorola, me qëllim të përmirësimit të operacioneve të saj, të cilat do të mundësonin garim me prodhuesit e mëdhenj të industrisë tashmë, kompanitë Apple dhe Samsung. / Telegrafi /