Telegrafi

Google lanson Android Wear për orët e mençura

Më saktë, versioni i ri i Android i quajtur Android Wear do të fokusohet në shërbimin e njohjes së zërit Google Now, dhe i njëjti do të jetë në dispozicion për orët e mençura fillimisht.

Google gjithashtu ka njoftuar se prodhuesit e famshëm botëror si LG, Asus, HTC, Motorola, dhe Samsung do të jenë partnerët e saj për Android Wear, ndërsa Broadcom, Imagination, INtel, Mediatek dhe Qualcomm do të jenë partnerët e kompanisë për krijimin e çipave.

The Fossil Group do të jetë kompania e parë e cila do të lansojë orët e mençura që bazohen në Android Wear.

Samsung dhe Sony tashmë kanë krijuar orët e tyre të bazuara në Android, ndërsa krijimi i ri i Google synon një qasje më të qëndrueshme sa i përket pajisjeve mobile që bartim në trup, ngjashëm sikurse ka bërë me telefonat e bazuar në Android. / Telegrafi /