Për më tepër, ajo bëhet edhe me interesante me emrat që vendos për versionet e ndryshme të sistemit të saj operativ, pasi që më herët kishim versionet e quajtura si Cupcake, Donut, Eclair, Froyo, Gingerbread dhe të fundit që e ka dedikuar për kompjuterët tablet – Android Honeycomb.
Mirëpo, me sa duket Honeycomb nuk do të mbetet versioni i fundit i këtij sistemi operativ pasi që Google planifikon që në mes të vitit 2011 të lansojë versionin e ri – Android 2.4, apo siç njihet ndryshe edhe si “Ice Cream” (akullorja).
Megjithatë, në një intervistë për TechCrunch, përfaqësuesi i Google për Android – Andy Rubin, ka thënë se versioni më i ri i sistemit operativ do të quhet “Ice Cream Sandwich” dhe jo vetëm Ice Cream. / Telegrafi /