Gjiganti i teknologjisë ka njoftuar se është duke krijuar një kompani tjetër të madhe të quajtur Alphabet, pjesë e së cilës do të jetë edhe vetë Google.
Bashkë-themeluesi i Google, Larry Page shkroi në një post që Alphabet do të mundësojë që ata të përqëndrohen në "mundësitë e jashtëzakonshme", mbase për kompaninë dhe për njerëzimin.
Dy shembuj që ai i ka përmendur si veprimtari të kompanisë së re përfshijnë të ndjerit e glukozës përmes lenteve të kontaktit dhe anti-plakja. (Telegrafi)