Telegrafi

Google Keep, edhe offline për Chrome

Nëse jeni njëri ndër përdoruesit e shfletuesit më të përdorur të internetit, Google Chrome, atëherë aplikacioni me mundësi përdorimi offline mund të shkarkohet nga dyqani i aplikacioneve të Chrome, Web Store.

Aplikacioni i Google Keep për Chrome punon edhe kur përdoruesi nuk ka internet, duke ia lejuar të njëjtit që t’i ruajë shënimet, të kalojë nëpër listëm e detyrave për tu kryer, apo të bashkëngjis fotografi në detyra dhe shënime të caktuara, edhe pa internet.

Është me rëndësi të dihet se aplikacioni është i ndarë nga shfletuesi, dhe punon edhe nëse përdoruesi e mbyll shfletuesin e internetit – Chrome. / Telegrafi /