Sipas përfaqësuesve të Google, ky impiant do të gjenerojë 392 megavat energji diellore, që nëse e përkthejmë në shifra tjera i bie që me këtë sasi të energjisë t’i shmangim më shumë se 90 mijë automjete nga rruga, për ambient më të pastër.
Impianti me energji diellore përdor kulla energjetike të cilat vendosen në fushë me pasqyra të cilat njihen si helistate, ndërsa këto pasqyra e koncentrojnë dritën e diellit në marrësin diellor që është mbi kullë.
Secili marrësi diellor krijon avull, i cili pastaj rrotullon turbinën tradicionale dhe gjeneratorin për të prodhuar energji elektrike.
Kullat energjetike janë shumë të efektshme, sepse sasi e madhe e energjisë diellore përqendrohet në një zonë të vogël për të prodhuar avull nën presion të lartë dhe temperatura të larta. / Telegrafi /