Telegrafi

Google Inc zyrtarisht u shndërrua në Alphabet Inc.

Rregullimi strukturor, u prezantua në muajin gusht, dhe i njëjti thuhet se ka për qëllim për të ndarë bizneset kryesore të kompanisë nga sipërmarrjet e tilla si makinat pa shofer, apo atë të monitorimit të glukozës, si dhe Project Loon projektin që lidh internetin me balonat në lartësi.

Biznesi kryesor do të quhet Google dhe do të veprojë si një degë tërësisht në pronësi të Alphabet. Sundar Pichai do ta kryesojë Google.

Alphabet do të drejtohet nga bashkë-themeluesi i Google, Larry Page dhe secili prej bizneseve do të ketë shefin e vet ekzekutiv.

Duke filluar nga tremujori i katërt i kompanisë në janar, Alphabet do të ketë dy njësi raportimi – kompaninë Google dhe të gjitha bizneset e tjera të Alphabet të marra si një tërësi. (Telegrafi)